Sara Berisha, influencerja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, ka festuar ditëlindjen e saj, një ditë që u shoqërua me urime të shumta nga miqtë dhe fansat.
Por, ajo që ra në sy dhe ndezi thashethemet ishte heshtja e partnerit të saj, DJ PM.
Ndjekësit vunë re menjëherë mungesën e një urimi publik nga ana e tij, një detaj që shkaktoi dyshime për një ndarje të mundshme.
Në të njëjtën kohë, DJ PM ndau foto nga një udhëtim i tij në Amsterdam, duke treguar se nuk ishte i pranishëm në festimet e ditëlindjes së Sarës.
Ky veprim u interpretua nga publiku si një sinjal i qartë se marrëdhënia e tyre, e cila ka qenë e përfolur prej kohësh, mund të ketë marrë fund.
Dyshimet për ndarje janë komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa Sara ka zgjedhur të mos i japë rëndësi, duke u fokusuar te festimet dhe duke falënderuar të gjithë ata që e uruan.

