Ngjarje e rëndë në Shqipëri/ Gjendet i pajetë një person, dyshohet për vrasje me thikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Durrësit. Në lagjen nr. 12, një person është gjetur i pajetë në katin e katërt të një pallati.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është goditur me armë të ftohtë, konkretisht thikë, duke ndërruar jetë në vend.

Identiteti i personit të vrarë dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ngjarja ka krijuar panik tek banorët e zonës, të cilët shprehen të tronditur nga krimi i ndodhur pranë banesave të tyre.