Egli Tako, ish-banorja e “Big Brother VIP”, ishte e ftuar në emisionin “Andale”, ku foli për eksperiencën e saj, por edhe zbuloi një detaj të papritur nga jeta e saj.
Ajo tregoi se pas daljes nga shtëpia më e famshme, ajo ka marrë një dhuratë me vlerë të madhe.
Bëhet fjalë për një mikrofon, i cili, sipas moderatores Dalina Buzi, arrin vlerën e rreth 10 mijë eurove.
Këtë dhuratë, këngëtarja e ka marrë nga fansat e saj, të cilët e mbështetën gjatë qëndrimit në reality show.
Ky gjest shpjegon edhe një herë se Egli ka një bazë të madhe fansash, të cilët janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha për të treguar dashurinë dhe mbështetjen ndaj saj.
