Do të rikthehet? Egli Tako flet për pjesëmarrjen në “Big Brother All Stars”

Prej disa kohësh në rrjetet sociale po qarkullojnë thashetheme për një sezon të veçantë të “Big Brother VIP”, i cili do të mblidhte në një shtëpi vetëm disa nga personazhet më të spikatur të edicioneve të kaluara.

Ky format i ri, i përfolur me emrin “Big Brother All Stars”, aludohet se mund të ketë në radhët e tij emra shumë të njohur si Luiz Ejlli, Ilir Shaqiri, Egli Tako e të tjerë.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për realizimin e këtij projekti dhe gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve.

Së fundmi, Egli Tako ishte e ftuar në podcastin “Dalina Show”, ku u pyet nga gazetarja Dalina Buzi nëse do të pranonte të bëhej pjesë e këtij reality show në rast se ai do të ndodhte.

Ajo nuk dha një përgjigje të prerë, por la të kuptohet se nuk përjashton asnjë mundësi:

Unë e kam thënë një herë më përpara ‘nuk hyj, nuk bëj’, dhe përfundova atje brenda (në BBV). Kështu që nuk flas para kohe,” – u shpreh Egli, duke kujtuar periudhën kur mohoi kategorikisht pjesëmarrjen në një reality show, por që më vonë u bë një nga protagonistet kryesore të “Big Brother VIP”.

Deklarata e saj ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut për një sezon të mundshëm “All Stars”, i cili nëse do të realizohej, pritet të sillte një përballje mes personazheve që kanë lënë më shumë gjurmë në historinë e këtij formati televiziv.