Vjen reagimi i pritur i Noizyt pasi u konfirmua se ora e Mozzik është fallco

Reperi Mozzik ka qenë kryefjalë në media pas ndalimit në Doganën e Kosovës për shkak të dy orëve luksoze që mbante me vete.

Dyshimet e filluara prej ditësh mbi origjinalitetin e orëve u vërtetuan sot, pasi kompania zvicerane “Richard Mille” konfirmoi se ora e sekuestruar ishte false.

Nuk humbi rastin reperi tjetër, Noizy, i cili në një seri postimesh ironizoi situatën. Pasi u publikua lajmi se ora ishte false, ai shkroi në Instagram: “S’di nga t’ja nis”, duke iu referuar hapur situatës së Mozzik, me të cilin ai ka një rivalitet të vjetër.

Reagimi i Noizyt ka ndezur menjëherë debatin në rrjetet sociale, duke thelluar më tej rivalitetin mes dy artistëve. Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të shumta, duke treguar se përballja mes tyre vazhdon të jetë një temë e nxehtë për publikun.