Sherr mes punonjësve të spitalit në Tiranë, 32-vjeçari godet kolegun me mjet prerës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në ambientet e një spitali shtetëror në Tiranë, ku dy punonjës janë përfshirë në konflikt.

Sipas policisë, rreth orës 11:20, shtetasi D. Ç., 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës kolegun e tij, M. O., 37 vjeç, pas një sherri për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, autori është shpallur në kërkim dhe shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e tij.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes