Reperi i njohur Mozzik ka qenë sërish në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ora e tij luksoze, e cila i ishte konfiskuar nga Dogana e Kosovës, doli se është false.
Incidenti filloi kur reperi ekspozoi në rrjetet sociale një orë “Richard Mille” me vlerë mbi 1.3 milionë euro. Pas kthimit në Kosovë, Dogana ia konfiskoi orën për shkak se nuk ishte deklaruar.
Ky veprim ngriti dyshime, të cilat çuan në një ekzaminim të mëtejshëm.
Sipas avokatëve të kompanisë “Richard Mille” në Kosovë, ekzaminimi ka konfirmuar se ora është false.
“Si avokatë të Richard Mille, kemi marrë konfirmim nga klienti se ora është false,” u shpreh për mediat Uran Vokshi, i cili përfaqëson kompaninë.
Ky lajm vjen pas reagimit të Doganës së Kosovës, e cila bëri me dije se kishte ndaluar përkohësisht dy orë luksoze, një “Richard Mille” dhe një “Rolex”, me vlerë totale 1.340.027,50 euro, që nuk ishin deklaruar nga udhëtari.
