Në Gjykatën Themelore po vijon shqyrtimi i rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, ku sot dëshmoi eksperti i neuropsikiatrisë, Bujar Obertinca.
Ai prezantoi ekspertizën psikiatrike për të akuzuarin Granit Plava, duke theksuar se “gëzon shëndet të plotë mendor dhe veprimet e tij nuk kanë qenë të ndikuara nga ndonjë proces patologjik psikik”.
Gjatë seancës, avokati i Granit Plavës, Skënder Gojani, ngriti një pyetje të pazakontë, duke kërkuar të dinte nëse konsumimi i shumtë i kafesë ditën e ngjarjes mund të kishte ndikuar në sjelljen e tij.
“Ka pirë kafe shumë dhe ka marrë energji, ditën e ngjarjes ka pirë shumë kafe. A mund të ndikojë? A mund të ketë ndikuar stimulusi i kafesë?
Eksperti Obertinca u përgjigj se kafeja, si stimulues, mund të japë energji shtesë, por nuk ndikon në aftësinë kognitive të personit në lidhje me kryerjen e veprës.
Seanca pritet të vijojë me dëshmi të tjera në ditët në vijim.
