“Franca sot njeh shtetin e Palestinës” – Macron merr vendimin, kundërshtohet ashpër nga SHBA

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shpallur zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës.

Ky vendim vjen vetëm pak ditë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe i bashkohet atij të disa vendeve të tjera perëndimore si Australia, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Portugalia.

Në fjalimin e tij para liderëve botërorë, Macron u shpreh se njohja e Palestinës synon të shërbejë për paqen mes popullit izraelit dhe atij palestinez. Ky qëndrim u prit me duartrokitje të fuqishme nga delegacioni palestinez, i cili e cilësoi vendimin një hap “historik dhe guximtar”.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara, aleati më i afërt i Izraelit, e kanë kundërshtuar ashpër këtë veprim. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se një njohje e tillë do të forconte Hamasin dhe do ta bënte më të vështirë përfundimin e luftës.

Për më tepër, presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, i është refuzuar viza nga SHBA, gjë që e bën të pamundur praninë e tij në Asamble.

Ky vendim vjen në një kohë kritike, kur ofensiva izraelite në Gaza ka shkaktuar mbi 65 mijë viktima palestineze, ndërsa çështja e Palestinës pritet të jetë tema kryesore në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.