Dëmtohet në kokë Tom Holland gjatë xhirimeve, dërgohet me urgjencë në spital — pezullohet produksioni

Aktori britanik Tom Holland është lënduar gjatë xhirimeve të filmit të ri “Spider-Man: Brand New Day”, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të produksionit.

29-vjeçari pësoi një goditje në kokë gjatë një skene me aksion, çka solli një tronditje të trurit. Sipas raportimeve, aktori u dërgua menjëherë në spital, ku mori trajtimin e nevojshëm dhe pritet të pushojë për disa ditë.

Ngjarja ndodhi në studiot Leavesden, ndërsa filmimet kanë nisur muajin e kaluar në Glasgow. Studioja Sony pritet të mbajë takime për të vendosur mbi vijimin e orarit të punës.

Pavarësisht incidentit, Holland u shfaq të nesërmen në një mbrëmje bamirësie në Londër, ku ishte i shoqëruar nga e fejuara e tij dhe aktorja Zendaya.

Filmi “Spider-Man: Brand New Day”, me regji nga Destin Daniel Cretton, është planifikuar të publikohet më 31 korrik 2026.