DJ Geek ka ndezur rrjetet sociale me një postim të bërë në ditëlindjen e tij, duke ngritur dyshime për një romancë të re.
Ky zhvillim vjen pas një periudhe të gjatë ku ai ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes publike për jetën e tij personale.
Në foton e postuar në Instagram, artisti shfaqet i përqafuar me një vajzë misterioze. Mirëpo burime të afërta me DJ Geek kanë konfirmuar se ajo është Olsa Berani, me të cilën ai ka nisur një lidhje të re.
Marrëdhënia e tij e fundit e komentuar gjerësisht ishte ajo me këngëtaren Dafina Zeqiri. Pas ndarjes nga ajo, Geek ka qëndruar i tërhequr, por duket se tani është gati të fillojë një kapitull të ri në jetën e tij.
Ky zbulim ka bërë që fansat të shprehin kuriozitetin e tyre, duke pritur që artisti të ndajë më shumë detaje nga kjo romancë e re.


