Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Jori Delli, ka sqaruar zërat që qarkullonin prej kohësh se ajo dhe partneri i saj, reperi italian Fred De Palma, ishin ndarë.
Shkak për këto dyshime ishte bërë mungesa e fotove të çiftit në rrjetet sociale, por Jori ka hedhur poshtë të gjitha aludimet.
“Jam ende e lidhur! Po, ne jemi bashkë!” u shpreh ajo, duke theksuar se Instagrami është një mjet pune dhe se nuk dëshiron që profili i saj të shndërrohet në një “album çifti”.
Jori e përshkroi marrëdhënien me reperin si shumë të shëndetshme, larg çdo toksiciteti, dhe shprehu lumturinë që po përjeton.
Dyshja kanë një histori të gjatë dhe janë ribashkuar pas përfundimit të “Big Brother VIP”.
Ky sqarim i Jorit qetësoi menjëherë fansat e çiftit, duke u dhënë fund thashethemeve.
