Ka të bëjë me Charlie Kirk, ja ç’do të ndodhë sot në Tiranë

Në Tiranë është organizuar sot një përkujtimore në nder të aktivistit politik amerikan, Charlie Kirk, i cili u vra më 10 shtator në Utah, SHBA.

Ceremonia do të mbahet në orën 18:00, përpara Akademisë së Arteve, ku pritet të marrin pjesë qytetarë dhe mbështetës të tij.

Charlie Kirk ishte një figurë e njohur e lëvizjes konservatore amerikane dhe një mbështetës i afërt i presidentit Donald Trump.

Ai u vra gjatë një fjalimi në kuadër të turit “American Comeback Tour”, ngjarje që tronditi opinionin publik amerikan.

Përkujtimorja në Tiranë shihet si një shprehje solidariteti ndaj figurës dhe mesazhit të tij politik.