Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Selanik, ku një burrë 50-vjeçar ka mbytur motrën e tij 59-vjeçare, dhe më pas ka telefonuar vetë Policinë për të treguar krimin.
Ngjarja ndodhi në një apartament në zonën Charilaou të qytetit grek, ku autori përdori një qese për të mbytur motrën. Menjëherë pas aktit, ai kontaktoi qendrën e veprimit të menjëhershëm të policisë, duke thënë: “E vrava motrën time”.
Forcat e rendit mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku gjetën trupin e pajetë të gruas dhe vunë në pranga vëllain e saj. Dyshohet se 50-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, por ende nuk ka një informacion të qartë nëse ata jetonin së bashku.
Rasti ka shkaktuar shok në publik, ndërsa hetimet e mëtejshme po kryhen nga Departamenti i Policisë lokale
