Pas debateve të forta, Rozana Radi dhe Klajdi Musabelliu shfaqen bashkë

Në sezonin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, Rozana Radi dhe Klajdi Musabelliu ishin shpesh në qendër të debateve më të ashpra, madje edhe për gjëra të vogla, si për shembull një pjatë ushqim.

Por jashtë spektaklit duket se gjithçka është lënë pas. Së fundmi, Klajdi ka publikuar një video në Instastory ku shfaqet me Rozanën, dhe të dy shihen duke qeshur e bërë humor me njëri-tjetrin.

Në fillim dëgjohet Rozana duke thënë me shaka:

Ftova dikë për të konsumuar një supë bashkë, por tha ‘do më japësh supë dhe do më japësh edhe lekë’.”

Më pas hyn Klajdi, i cili e përshëndet me shprehjen e famshme që kishte përdorur edhe brenda shtëpisë:

O shtrigë, o shtrigë!”

Rozana nuk vonon dhe ia kthen me humor:

Trëndafili…”

Ndërsa Klajdi e plotëson: “Trëndafil i zi.”

Në fund, këngëtarja i bën pyetjen e njohur:

“Do supë apo pilaf?”

dhe Klajdi përgjigjet pa hezituar: “Supë.”

Ky moment i gëzueshëm tregon se dy artistët e kanë lënë pas tensionet e BBV4 dhe tashmë shijojnë një marrëdhënie të qetë e miqësore.