Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, duket se ende nuk e ka lënë pas ish-partnerin e saj, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.
Dyshja nisi një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, e cila megjithatë nuk zgjati pas daljes nga loja.
Kohët e fundit, vëmendja e publikut u fokusua te një detaj i veçantë. Xheneta, pavarësisht ndarjes, vazhdon të ndjekë në Instagram faqe që i janë dedikuar çiftit të tyre gjatë kohës që ishin në “BBVK”.
Këto faqe shpërndajnë video të ndryshme me momente të përbashkëta të dyshes.
Ky veprim i saj ka bërë që publiku të aludojë se Xheneta ende ruan ndjenja për Gjesti-n, ndërkohë që reperi duket se e ka injoruar plotësisht këtë histor

