Mbrëmjen e së martës u raportua se reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ishte arrestuar nga policia doganore dhe dërguar në mbajtje për 24 orë, për shkak të dyshimeve mbi prejardhjen e dy orëve luksoze që mbante me vete.
Lajmi u përhap me shpejtësi dhe shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.
Pak orë më vonë, avokati i tij, Arianit Koci, e mohoi lajmin.
Ai deklaroi se Mozzik nuk ishte arrestuar dhe se në momentin kur po qarkullonin raportimet, artisti ndodhej duke pirë kafe me të. Koci e cilësoi informacionin e shpërndarë si të pavërtetë dhe pa bazë ligjore.
Një reagim i shpejtë erdhi edhe nga vëllai i reperit, Getinjo, i cili në InstaStory shkroi: “Mos bëni zhurmë, zhurmë bën vetëm gjeneratori”, duke ironizuar zërat që qarkulluan rreth ngjarjes.


