Një rrëmujë mes emocionesh dhe pendimi është zbuluar nga mesazhet e shkëmbyera mes 22-vjeçarit Tyler Robinson, i akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk, dhe partnerit të tij transgjinor.
Mesazhet, që përmbajnë detaje nga përgatitja dhe pasojat e ngjarjes, tregojnë momentet e reflektimit të të riut.
Në vijim janë mesazhet e përkthyera në shqip:
Partneri: [Pasi iu bë e ditur vrasja e Charlie Kirk nga Robinson] Çfarë?????????????? Po tallesh, apo?
Robinson: Jam ende mirë, dashuria ime, por jam bllokuar për pak në “Orem”. Nuk do të zgjasë shumë deri sa të kthehem në shtëpi, por duhet të marr pushkën time. Në të vërtetë, kisha shpresuar ta mbaja këtë sekret deri në fund të jetës. Më vjen keq që të përfshiva.
Partneri: Ti nuk ishe vrasësi, apo?
Robinson: Po, unë isha, më vjen keq.
Partneri: Mendova se e kishin kapur personin? [I referohet një të moshuari që mashtroi duke deklaruar se ai ishte vrasësi i Kirk]
Robinson: Jo, kapën një të çmendur të moshuar dhe intervistuan dikë tjetër me veshje të ngjashme. Kisha planifikuar të merrja pushkën ku e fsheva, por një pjesë e zonës u bllokua. Është qetë tani, pothuajse mund të iki, por ka një makinë që qëndron aty.
Partneri: Pse?
Robinson: Pse e bëra?
Partneri: Po.
Robinson: Nuk e përballoja dot urrejtjen e tij [Charlie Kirk]. Disa lloj urrejtjeje nuk mund të negociohen. Nëse arrij të marr pushkën pa u vënë re, nuk do të lë asnjë gjurmë. Po përpiqem ta marr përsëri, shpresoj që të kenë ikur. Nuk kam parë asgjë që ata ta kenë gjetur.
Partneri: Sa kohë e ke planifikuar këtë?
Robinson: Pak më shumë se një javë, mendoj. Mund të afrohem pranë saj, por ka një makinë patrulle aty. Mendoj se ata e kanë kontrolluar vendin, por nuk dua të rrezikoj.
Robinson: Jam i shqetësuar se çfarë do të bëjë babai im nëse nuk e sjell pushkën e gjyshit… nuk e di nëse kishte numër serial, por nuk do të lidhej me mua. Më shqetësonin gjurmët e gishtërinjve, i lashë në një shkurre ku ndryshova rrobat. Ndërsa armën nuk pata mundësi ta merrja. Ndoshta do ta braktis dhe shpresoj që të mos gjejnë gjurmë. Si do ia shpjegoj humbjen e armës babait?
Robinson: E vetmja gjë që lashë ishte pushka e mbështjellë me një peshqir.
Robinson: Të kujtohet kur po gdhendja fishekët?
Robinson: Te ato fishekë lashë disa mesazhe që janë si meme. Nëse shoh “notices bulge uwu”” në Fox News mund të pësoj goditje në tru.
Robinson: Dreq. Mendoj se duhet ta harroj armën tashmë.
Robinson: Mendoj se pushka e gjyshit e bëri punën shumë mirë. Ai ka pas një scope $2,000.
Robinson: Fshije këtë bisedë.
Robinson: Babai im po kërkon fotot e pushkës… thotë se gjyshi do të dijë kush e ka. Feds publikuan një foto të pushkës, shumë unike. Po më thërret babai tani, nuk përgjigjet.
Robinson: Që kur Trump u bë president, babai im është i çmendur pas MAGA.
Robinson: Do të dorëzohem vullnetarisht, një prej fqinjëve është zëvendës-sherif.
Robinson: Ti je gjithçka për të cilën shqetësohem, dashuria ime.
Partneri: Unë jam më shumë i shqetësuar për ty.
Robinson: Mos fol me median, mos jep intervista ose deklarata… nëse policia pyet, kërko avokat dhe qëndro i heshtur.
