Pasi u bë “qendra” e vëmendjes, zbulohet partneri i Eva Muratit (Foto)

Moderatorja e njohur Eva Murati ka qenë në qendër të vëmendjes orët e fundit pas përfshirjes në një ‘dramë’ me të sapomartuarit Genar Topalli dhe Cindy Marina.

Në këtë vazhdë, IconStyle raporton se ajo është në një lidhje me një biznesmen italian, i cili prej disa kohësh është parë shpesh pranë saj, në shoqëri intime dhe momente private.

Fotot e siguruara tregojnë çiftin duke kaluar kohë së bashku në Tiranë dhe jashtë vendit, teksa buzëqeshjet dhe komunikimi i ngrohtë mes tyre i japin më shumë peshë aludimeve për një romancë të re në jetën e moderatores.