Pranvera, 26 vjeçe, konkurrente në edicionin e ri të programit “Për’puthen”, ka treguar karakterin e saj të veçantë gjatë pjesëmarrjes.
Ajo ka ardhur në program pas përfundimit të një lidhjeje të gjatë pak muaj më parë.
Konkurrentja e ka përshkruar veten si femër dominante, por me “burrëri femërore”, duke shpjeguar se kjo i garanton besnikëri partnerit dhe nuk nënkupton domosdoshmërisht forcë fizike.
“Jam dominante, karakterizohem nga burrnia femërore, që domethënë që mashkullin nuk e pret në besë, nuk e tradhton. Jo në aspektin fizik. Nëse këta të 12 janë burra do ta shohim. Dhe nëse dikush është burrë, më nxjerr anën time të butë”, tha Pranvera.
