Arrestimi i reperit Mozzik ka shkaktuar reagime të ndryshme në publik, pas raportimeve se shkak ishte ora e tij luksoze, me vlerë 1.5 milion euro, dhe detyrimet ndaj tatimeve që arrijnë rreth 500 mijë euro.
Pas qarkullimit të lajmit, vellai i tij, Getinjo, ka komentuar me ironi në rrjetet sociale, duke shkruar: “Po more qysh jo”.
Një ndjekës i është përgjigjur duke sugjeruar që reperi duhet të paguajë borxhet ndaj shtetit në vend që të ekspozohet në televizion, ndërsa Getinjo ka replikuar: “Kom kesh edhe kur i kom pas dhomt e prisht, shteti mun ma nal paren amo buzeqeshjen kurre”.
Reagimi i Getinjos është komentuar gjerësisht nga fansat dhe mediat, duke theksuar tonin ironik dhe mbrojtës të tij ndaj vëllait.

