Këngëtari i njohur Erik Lloshi ka zbuluar një histori personale që lidhet me një ftesë të marrë nga produksioni i “Big Brother VIP Albania”.
I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ai tregoi se kishte menduar seriozisht të bëhej pjesë e formatit, por është përballur me kundërshtimin e fortë të bashkëshortes, Rominës.
“Në momentin që vendosa të nënshkruaja kontratën, më doli gruaja përpara dhe më tha: ‘Nëse futesh në Big Brother, bëj gati divorcin’,” rrëfeu këngëtari.
Fillimisht ai mendoi se ishte një shaka, por më pas kuptoi se Romina ishte serioze dhe për këtë arsye zgjodhi familjen.
Lloshi foli gjithashtu për zgjedhjen e bashkëshortes për të qëndruar larg mediave, duke theksuar se pavarësisht se është një person shumë i artikuluar, ajo nuk preferon vëmendjen publike dhe nuk merr pjesë në intervistat e tij.
