Moderatorja sportive Eva Murati ka tërhequr vëmendje në rrjet pas një reagimi që bëri në TikTok, vetëm pak ditë pas dasmës së ish-partnerit të saj, Genar Topalli, me moderatoren Cindy Marina në Romë.
Një komentues i shkroi Evës: “Pra, po përpiqesh të na thuash që nuk e doje atë dasmë përrallore dhe një djalë të pashëm e të pasur”.
Moderatorja iu përgjigj duke thënë: “Nuk dua që miliona shqiptarë të më urojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike… ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike”. Ky koment u fshi më vonë.
Dasma e Genar Topallit dhe Cindy Marinas, e cila u mbajt më 13 shtator në Romë, u cilësua si “përrallore” dhe mori bekimin e Papës, duke e bërë ceremoninë edhe më të veçantë për çiftin.
Genar Topalli ka pasur një lidhje 6-vjeçare me Eva Muratin, që përfundoi pa shumë bujë.
Vetë moderatorja ka thënë më herët se kjo marrëdhënie është shpesh keqpërdorur nga mediat, duke theksuar se ajo është përpjekur të ngrejë karrierën e saj mbi bazën e punës dhe jo të emrit të familjes së partnerit të dikurshëm.

