Ç’pritet të ndodhë sot? Kryeministri Rama ndan njoftimin e rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në rrjete sociale se Shqipëria pritet të hapë katër kapituj të rinj në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të Ndërqeveritare që zhvillohet në Bruksel.

Sot presim të hapim edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord,” shkroi Rama, duke e shoqëruar mesazhin me një urim për një ditë të mbarë.

Kapitujt që pritet të hapen i përkasin Grupit 4: “Agjenda e Gjelbër dhe Lidhshmëria e Qëndrueshme”, që përfshijnë energjinë, transportin, mjedisin dhe rrjetet transevropiane.