Arrestohet reperi Mozzik, mësohet arsyeja

Reperi i njohur Mozzik është arrestuar mbrëmjen e sotme në aeroportin e Prishtinës nga policia doganore.

Sipas IndeksOnline, ai është dërguar në mbajtje për 24 orë për shkak të dyshimeve mbi prejardhjen e dy orëve luksoze që mbante me vete, të cilat kapin vlera shumë të larta.

Vetë Mozzik gjatë ditës kishte postuar në rrjete sociale një orë të markës së famshme Richard Mille, duke thënë se ia kishte bërë dhuratë vetes përpara ditëlindjes.

Njëra prej orëve që ai bleu ka kornizë transparente prej safiri kristali dhe rrip të bardhë elegant, ndërsa çmimi i saj raportohet të jetë rreth 1.5 milionë euro.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi hetimet, ndërsa lajmi ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.