Reagon për herë të parë nëna e vajzës që u vra në tren

Familja e Iryna Zarutska, vajza ukrainase 23-vjeçare që u vra muajin e kaluar në një tren në Charlotte, North Carolina, po kërkon drejtësi për vrasjen e saj.

Zarutska u qëllua me thikë nga Decarlos Brown Jr, 34 vjeç, një i dënuar me precedent kriminal, në një ngjarje të egër që u filmua nga kamera.

Jemi të thyer, përtej çdo fjale. Iryna erdhi këtu për të gjetur paqe dhe siguri, dhe në vend të kësaj jeta e saj iu mor në mënyrën më të tmerrshme,” tha një përfaqësues i familjes në një deklaratë të lëshuar nga avokatët dhe e marrë nga WSOC-9. “Asnjë familje nuk duhet të kalojë këtë”

Nëna e Iryna-s thotë se krimineli nuk duhej të lirohej, duke pasur parasysh historikun e gjatë të veprave kriminale, dhe se një kontroll i plotë para lirimit do të kishte parandaluar këtë tragjedi.

Ndërkohë, nëna e të akuzuarit ka folur gjithashtu, duke thënë se kishte përpjekur të ndihmonte djalin e saj me çrregullimin e tij mendor, skizofreninë, por u refuzua.

Ajo shton se djali i saj nuk duhej të ishte lënë i lirë, pasi shëndeti i tij mendor po përkeqësohej shpejt dhe ai ishte liruar vetëm me premtimin për t’u paraqitur në gjykatë pas arrestimit të fundit në janar.