Pas atentatit ku mbeti i vrarë politikani konservator amerikan Charlie Kirk, bashkëshortja e tij, Erika, ka ndarë në rrjete sociale pamje prekëse nga ceremonia mortore.
Në postimin e saj, Erika tregoi momente pranë arkivolit, ku shihet duke qarë, duke mbajtur duart e Kirk, duke i puthur dhe pëshpëritur “Të dua”. Në një nga fotot ajo mbante pranë tij edhe një medalion kujtimi me shqiponjë.
Mirëpo këto pamje ngjallën reagime të shumta, ku disa vunë re ngjyrën e verdhë të duarve të Kirk, por ekspertët shpjeguan se kjo lidhet me procesin e balsamimit dhe përdorimin e lëngjeve speciale.
Në një fjalim të mbajtur më pas, Erika deklaroi se nuk do të lejojë që trashëgimia e të shoqit të shuhet. Mes emocioneve, ajo rrëfeu edhe pyetjen prekëse të vajzës së tyre 3-vjeçare: “Ku është babi?”.
Duke falënderuar ata që u përpoqën ta shpëtonin, Erika e përmbylli mesazhin me fjalët: “Më së shumti, Charlie donte fëmijët e tij. Dhe më donte mua, çdo ditë të jetës së tij”.
