Nutricionistja e njohur Tea Brame ka folur për kujdesin ndaj trupit pas pushimeve, duke dhënë këshilla praktike në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.
Ajo tha se stresi është një nga arsyet kryesore që çon në shtim peshe.
Sipas saj, “njerëzit e shëmtuar dhe ziliqarë shëndoshen, sepse zilia është një formë stresi”. Brame shpjegoi se gjatë stresit trupi çliron hormonin kortizol, i cili lidhet drejtpërdrejt me akumulimin e peshës trupore.
Në intervistë, ajo theksoi se përveç ushqimit dhe aktivitetit fizik, edhe gjendja emocionale ka rol të madh tek metabolizmi dhe mirëqenia.
Mesazhi i saj për publikun ishte që, për të qenë më të shëndetshëm, duhet të shmangim stresin dhe emocionet negative, pasi ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek forma fizike dhe shëndeti.
