Grupi britanik i muzikës punk-rap “Bob Vylan” ka shkaktuar polemika të mëdha pasi gjatë një koncerti në Amsterdam u tallën publikisht me vrasjen e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk.
Frontmeni i grupit, Pascal Robinson-Foster, i njohur si Bobby Vylan, iu drejtua publikut duke thënë: “Pushofsh në paqe Charlie Kirk, ti copë…” dhe përdori me ironi fjalët “was/were” për t’iu referuar faktit se ai tashmë kishte vdekur.
Në një moment tjetër ai shtoi: “Nëse flet keq, do të goditesh.”
Black artist Bob Vylan gloats over the murder of Charlie Kirk at a show in Amsterdam.
"I want to dedicate this next one to an absolute piece of shit human being. The pronouns was/were. Because if you talk shit you will get banged. Rest in piss Charlie Kirk you piece of shit.” pic.twitter.com/DoWISDEa7z
— Ian Miles Cheong (@stillgray) September 14, 2025
Performanca, e shoqëruar me thirrje kundër IDF-së dhe me flamuj palestinezë në sallë, solli reagime të shumta. Sipas mediave holandeze, artisti i nxiti madje ndjekësit të sulmonin kundërshtarët politikë në rrugë.
Ky veprim vjen vetëm disa ditë pasi Charlie Kirk, 31 vjeç, u vra me armë në një universitet në Utah, SHBA, ndërsa mbante një fjalim para studentëve. Vdekja e tij ka ngjallur reagime të forta në mbarë opinionin publik amerikan.
Pamjet nga koncerti i Bob Vylan qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar zemërim dhe kritika të ashpra, si në Britani, ashtu edhe në SHBA.
Autoritetet amerikane paralajmëruan se persona që nxisin ose lavdërojnë dhunën politike do të përballen me masa kufizuese për hyrjen në vend.
