Një deklaratë e bërë nga prezantuesi i Fox News, Bryant Kilmint, gjatë emisionit të mëngjesit Fox and Friends, ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik amerikan.
Teksa diskutohej për kostot e programeve sociale dhe ndihmën për të pastrehët, Kilmint u shpreh: “Po vrasin. U bëni injeksion vdekjeprurës pa pëlqim ose diçka të tillë. Thjesht vritini.”
Reagimet në rrjetet sociale ishin të menjëhershme, me shumë përdorues që kërkuan largimin e tij nga Fox News dhe të tjerë që i bënë thirrje autoriteteve të nisin hetime, duke e cilësuar deklaratën si nxitje të urrejtjes.
Ironikisht, Kilmint është njohur më parë si një zë pro kontrollit të armëve, çka e bën deklaratën edhe më kontradiktore.
Fox and Friends është një ndër programet më të ndjekura në SHBA dhe një nga më të preferuarat e presidentit Donald Trump, i cili shpesh e ka ndjekur në kohë reale.
Kjo ngjarje ka ngritur shqetësime të reja për radikalizimin e gjuhës në media dhe ndikimin e saj tek publiku.
