Nutricionisti: Nëse bën këtë veprim, s’ke për t’u dobësuar KURRË!”

Ushqyerja e shëndetshme dhe stili i jetesës aktive janë dy shtyllat kryesore për të ruajtur shëndetin dhe për të arritur peshën ideale.

Specialistët e fushës theksojnë se humbja e kileve nuk lidhet vetëm me dietat e shkurtra, por me zakonet e përditshme që lidhen me ushqimin dhe oraret e tij.

Në një intervistë të fundit, nutricionisti i njohur shqiptar Pavli Brozi foli për rëndësinë e mënyrës së të ushqyerit dhe ndikimin që ajo ka tek pesha. Ai u shpreh se një nga gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë është mbingarkimi me ushqim në mbrëmje.

“Darka duhet të jetë vakti më i lehtë, ose fare. Nëse konsumon darkën si vaktin më të rëndë të ditës, peshë nuk ke për të humbur kurrë në jetën tënde,” tha Brozi, duke theksuar se metabolizmi ngadalësohet pasdite dhe organizmi nuk arrin të djegë kaloritë e marra në orët e vona.

Deklarata e tij ka ngjallur diskutime, por njëkohësisht është pritur si këshillë praktike për këdo që kërkon të dobësohet në mënyrë të shëndetshme dhe afatgjatë.