Mbrojtësi shqiptar shënon golin e çmendur nga mesi i fushës! – Shikoni golin!

Mbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, ka befasuar të gjithë me një realizim spektakolar nga gjysma e fushës në ndeshjen me CSKA Sofian.

Goli erdhi në minutën e dhjetë, kur 26-vjeçari pa portierin e kundërshtarit të dalë përpara dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga mesfusha, duke e dërguar topin drejt e në rrjetë.

Pamjet e golit u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale, ku tifozët dhe komentuesit e cilësuan si një nga realizimet më të bukura të këtij sezoni.

Ky moment i jashtëzakonshëm pritet të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve të CSKA-së dhe përfaqësueses së Kosovës, duke rritur më tej vlerësimin për mbrojtësin shqiptar.