Dhunohet gazetari i “Piranjave”. Në konflikt u përfshi edhe…

Një situatë e tensionuar është regjistruar dje në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku gazetari investigativ i emisionit “Piranja”, Edon Kuqi, është përballur me një incident gjatë kryerjes së detyrës së tij.

Kuqi dhe operatori i tij ndodheshin aty për të pyetur aksionerin e kompanisë “Air Albania”, Sinan Idrizi, lidhur me denoncime të bëra për largimin nga puna të dy punonjëseve të kompanisë.

Sipas raportimeve të mediave, në konflikt u përfshi edhe presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili, i cili sipas pamjeve filmike është parë duke i marrë telefonin gazetarit.

Në video shfaqet momenti kur gazetari nxirret jashtë nga një person i pranishëm, i cili i thotë se pyetjet e drejtuara kishin vënë në siklet biznesmenët.