“Pasqyrë moj pasqyrë…” Egli nuk i kursen thumbat dhe ne jemi gjithë sy e veshë!

Egli Tako, këngëtarja e së fundmi moderatorja, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një story të fundit në Instagram, i cili u komentua menjëherë nga fansat.

Në postimin e saj, Egli shfaqet përballë një pasqyre ku është shkruar: “Pasqyrë moj pasqyrë, a jam një perlë?”. Më pas, ajo ka shtuar me nota ironie:

Shes klikime, te interesuarit te kontaktojne ne DM se falas as nuk po na e dijne per nder.”

Ky mesazh ndezi spekulime në rrjet, ku disa menduan se bëhet fjalë për një thumb ndaj dikujt konkret, ndërsa të tjerë e panë si një reagim të përgjithshëm për situatat online që shpesh e vendosin Egli Takon në qendër të komenteve.

Përveç aktivitetit të saj muzikor, pasi ka publikuar disa këngë gjatë muajve të fundit, Egli duket se po i hyn më seriozisht edhe moderimit.

Ajo do të jetë prezantuese e një rubrike të re në programin “E diell”, me titull “Yes Day”, ku do të sjellë energjinë e saj përballë fëmijëve.