Nga moda te muzika: Oriola Marashi sjell këngën e parë!

Oriola Marashi, e njohur për shkëlqimin e saj në pasarela, ka vendosur këtë herë të provojë një sfidë të re – skenën muzikore.

Prej vitesh, ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në botën e modës, duke qenë pjesë e projekteve me brande dhe stilistë të njohur si Guess.

Megjithatë, duket se pasioni i saj për të treguar histori shkon përtej modës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, modelja shqiptare ndau me ndjekësit surprizën e madhe: publikimin e këngës së saj të parë.

Për vite me radhë kam rrëfyer histori përmes modës, dritave dhe kamerave, por tani, për herë të parë, mund të rrëfej historinë time përmes muzikës. Si modele, kam mësuar si të shprehem pa fjalë, por muzika më dha kurajë të përdor zërin tim. Ky është fillimi i një kapitulli të ri dhe mezi pres ta ndaj me ju”, shkroi ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Oriola Marashi (@oriolamarashi)

Duket se për Oriolën, muzika, talentin për të cilën e ka treguar prej vitesh, është bërë tashmë një hap i ri në rrugëtimin e saj artistik.