Presidenti amerikan Donald Trump ka ngatërruar sërish Shqipërinë me Armeninë duke thënë se kishte arritur të ndalte luftën me Azerbajxhanin.
Gjatë një interviste këtë mëngjes në “Fox News”, Trump tha se kishte arritur të ndalonte luftën disavjeçare të Shqipërisë me Azerbajxhanin.
“I ftova të dy liderat në zyrën time. Ishin ulur larg njëri-tjetrit. I thashë afrohuni”, rrëfeu Trump.
Kjo është hera e dytë që Trump bën lapsus duke ngatërruar emrat “Albania” me “Armenia”.
