Autoritetet amerikane kanë zbuluar detaje të reja tronditëse nga hetimet për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, i cili u qëllua për vdekje gjatë një aktiviteti në Utah.
Në gëzhojat e mbetura pas ngjarjes u gjetën të gdhendura mesazhe të pazakonta, disa prej të cilave me referenca politike e kulturore.
Sipas guvernatorit të Utah-it, Spencer Cox, në njërën nga gëzhojat e qëlluara ishte shkruar “Notices, bulges, OwO what’s this?”, një shprehje e përdorur nga komunitete online.
Në tre gëzhoja të tjera të paqëlluara u gjetën mesazhet: “Hey fascist! Catch!” me simbole lojërash video, “Oh Bella, ciao, bella, ciao…” nga kënga antifashiste italiane, dhe “If you read this, you are gay LMAO”.
I dyshuari, 22-vjeçari Tyler Robinson nga Utah, u arrestua pasi një anëtar i familjes njoftoi policinë se ai kishte pranuar ose nënkuptuar përfshirjen e tij në ngjarje. Robinson dyshohet se veproi i vetëm dhe u kap vetëm 48 orë pas atentatit.
Charlie Kirk, 31 vjeç, u qëllua nga një ndërtesë rreth 140 metra larg skenës ku po fliste para 3 mijë njerëzve në Universitetin e Luginës së Utah-ut. Vrasja e tij është cilësuar nga autoritetet si një atentat politik, ndërsa hetimet për motivet dhe përmbajtjen e mesazheve në plumba vijojnë.
