Mjekët raportojnë se ditët e para të shkollës kanë sjellë një shtim të shpejtë të virozave dhe rasteve me COVID-19 mes nxënësve. Sipas tyre, kontakti i ngushtë në klasa ka ndikuar në përhapjen e infeksioneve.
Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive bën të ditur se edhe gjatë verës ka pasur shumë raste me COVID dhe se rritja e infektimit po vijon. Shifrat më të larta janë regjistruar në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, qytete ku është kryer edhe më shumë testim.
Në spital, më të prekurit janë fëmijët deri në moshën 5 vjeç, të cilët paraqiten me temperaturë të lartë disa ditore, kollë të thatë dhe dhimbje muskujsh, sipas mjekes Violeta Kacori.
Vjeshta ka nisur me shtim virozash dhe rastesh me COVID, ndërsa në disa vende të tjera është raportuar edhe prania e gripit, që këtë vit shfaq simptoma më agresive.
