Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ndaj teorive konspirative që qarkulluan në rrjet, sipas të cilave Izraeli qëndronte pas atentatit të konservatorit pro-Izrael, Charlie Kirk.
Në një intervistë për “Newsmax”, Netanyahu i cilësoi akuzat si “të çmendura”.
“Është çmenduri,” – tha ai, duke shtuar me ironi: “Izraeli ndryshon edhe orbitën e hënës, Izraeli shtyn edhe diellin.”
Netanyahu e përshkroi Kirkun si “një njeri të madh, kampion të fjalës së lirë dhe debatit të lirë”, duke shprehur ngushëllime për gruan e tij Erika dhe dy fëmijët e vegjël.
Ai tregoi se kishte folur me të disa javë më parë, kur Kirk i kishte thënë se po planifikonte një udhëtim në Izrael, ndërsa lexoi një letër të tij të shkruar në maj, ku thuhej: “Një nga gëzimet më të mëdha si i krishterë është të mbroj Izraelin dhe të krijoj aleanca për mbrojtjen e civilizimit judeo-kristian.”
Kreu i qeverisë izraelite u shpreh se vrasja e Kirk është pjesë e përpjekjeve për të heshtur demokracinë dhe zërat pro-Izrael:
“Ata flasin për të drejta të njeriut, por i shkelin ato në pluhur”.
