Foto/ Shokuese çfarë njerëzit po i komentojnë gruas së Charlie Kirk

Pak orë para atentatit ku humbi jetën, aktivisti konservator amerikan Charlie Kirk, gruaja e tij Erika Kirk postoi në X (ish-Twitter) një varg nga Bibla: “Psalm 46:1 – God is our refuge and strength, a very present help in trouble.”

Ky postim, i publikuar vetëm pak orë përpara ngjarjes së rëndë, mori një vëmendje të jashtëzakonshme pas vrasjes së Kirk, duke u parë nga shumë si një rastësi e frikshme.

Postimi ka grumbulluar deri tani mbi 30 mijë komente, ndërsa mes tyre nuk kanë munguar edhe reagimet shokuese dhe fyese. Përveç mesazheve të ngushëllimit, disa përdorues janë shprehur me komente të turpshme, duke u “gëzuar” për vrasjen e Kirk.

Njëri prej komenteve që ka marrë shumë pëlqime dhe renditet i pari, ka publikuar një foto nga vendi ku ndodhi ngjarja dhe ka shkruar: “Ky ishte këndi.”

Ky reagim ka nxitur debate të ashpra, me shumë ndjekës që e kanë quajtur komentin “të turpshëm dhe të pashpirt”, duke i kërkuar autorit ta fshijë menjëherë.

Ngjarja ka hapur diskutime të gjera në rrjet, jo vetëm për rastësinë e postimit biblik, por edhe për gjuhën e ashpër të përdorur ndaj bashkëshortes së Kirk në një moment tragjik.