Flet vajza e 36-vjeçares që u vra nga burri shqiptar: “Të dy janë fajtor. Na…”

Vajza e Pandeli dhe Marjola Nakolecit ka folur për herë të parë publikisht pas ngjarjes së rëndë ku babai i saj vrau nënën, duke treguar mes lotësh dramën që po përjeton familja.

Në një rrëfim për televizionin grek MEGA, Anastasia u shpreh se për të, fajtorë janë të dy prindërit.

“Na lanë në mes të rrugës, nuk menduan për ne. Mami kishte një lidhje tjetër, babi xhelozoi dhe filloi sherri. Ai njeri na prishi gjithë familjen”, tha ajo.

Ajo kujton se i kishte kërkuar të mos ndaheshin, duke mos e imagjinuar kurrë se grindjet do të përfundonin në krim. “Vetëm dy ditë pasi u kthyem nga pushimet, ndodhi gjithçka. Kur më thirri vëllai dhe shkova, pashë gjithçka. Më tha: ‘Babi vrau mamin’”.

Pas ngjarjes, sipas saj, babai e kishte telefonuar për t’i thënë: “Nuk doja ta bëja, nuk ishte qëllimi im”. Por Anastasia shton se kjo nuk e justifikon krimin. “Nuk ishte i dhunshëm, por shumë xheloz. Gabuan të dy, duhej të ishin ndarë, jo të ndodhte kjo”.

E mitura 18-vjeçare sot jeton me hallën e saj dhe thotë se çdo ditë e ndjen mungesën e nënës. “Më mungon mami. Qaj çdo ditë. Është shumë e vështirë të jetosh pa mamanë dhe pa babanë”, u shpreh ajo e prekur.