Ky është momenti kur qëllohet Charlie Kirk — mbështetës i presidentit Trump

Janë publikuar pamje të rënda në rrjet nga atentati ndaj aktivistit konservator amerikan, Charlie Kirk, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme.

Në videon e shpërndarë në YouTube nga New York Post shihet momenti kur Kirk po fliste në skenë gjatë një aktiviteti në Universitetin e Luginës së Utah-ut, kur papritur një person i armatosur qëllon në drejtim të tij.

Sulmi rezultoi fatal për 31-vjeçarin, i cili u dërgua me urgjencë në spital, por autoritetet konfirmuan më pas vdekjen e tij.

Policia arrestoi menjëherë një të dyshuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë me mbështetjen e FBI-së.

Pamjet e publikuara kanë shkaktuar tronditje dhe reagime të shumta, mes tyre edhe nga presidenti Donald Trump, i cili e cilësoi Kirk një “legjendar” dhe dënoi ashpër ngjarjen.