Rama shkarkon Erion Veliajn, emëron kandidaten e re për kryetare të Bashkisë së Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka bërë një lëvizje të papritur politike, duke njoftuar sot shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Në asamblenë e Partisë Socialiste, Rama shpalli Ogerta Manastirliun si kandidate të re për drejtimin e kryeqytetit, duke theksuar se ajo është profili i duhur për këtë post.

Manastirliu, sipas tij, nuk ishte në dijeni të këtij vendimi deri në momentin e shpalljes.

“Të ma falësh”, tha Rama duke iu drejtuar Manastirliut para anëtarëve të asamblesë, ndërsa shtoi: “Unë kam shumë besim për shumë arsye, për përkushtimin e veçantë ndaj shërbimit publik dhe kujdesin ndaj bashkëpunëtoreve, që Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës.”

Ky vendim shënon fundin e një dekade të drejtimit të Veliajt në kryeqytet dhe hap një kapitull të ri politik për Bashkinë e Tiranës.