FOTO/ Para ngjarjes tragjike, Kirk e parashikoi vdekjen e tij — ja çfarë publikoi në Internet

Pak minuta para ngjarjes që tronditi Amerikën, mijëra studentë ishin mbledhur në një kolegj në Utah për të ndjekur fjalimin e aktivistit konservator Charlie Kirk.

Atmosfera ishte festive, me brohoritje dhe debate, derisa gjithçka ndryshoi brenda sekondash, kur ai u qëllua fatalisht në qafë.

Pamjet e rënda të ngjarjes u publikuan menjëherë në rrjet, duke treguar momentin e atentatit që i mori jetën 31-vjeçarit. Por ajo që e bën edhe më tronditëse situatën, është fakti se Kirk duket se e kishte “parashikuar” një skenar të tillë.

Në një postim të vitit 2014 në Twitter (tani X), i cili po qarkullon sërish pas tragjedisë, ai kishte shkruar: “Mos vallë më qëlloi një AR-15? Kështu më duket” — postim i cili sot shihet si një paralajmërim i frikshëm, duke marrë një domethënie krejt tjetër pas atentatit të 10 shtatorit.

Për shumë të rinj konservatorë, Charlie Kirk shihej si lider dhe figurë frymëzuese. Vdekja e tij e papritur tashmë po interpretohet nga mbështetësit si një akt martirizimi për kauzën që ai përfaqësonte.