Dj Geek prezanton të dashurën e re, kohë pas ndarjes nga Dafina Zeqiri

DJ Geek ka zgjedhur të festojë ditëlindjen e tij në mënyrë të veçantë, duke shpërndarë një foto ku shihet pranë një vajze misterioze.

Pas urimeve të shumta nga miq, kolegë dhe ndjekës në rrjete sociale, vëmendja e publikut u përqendrua te detaji i pazakontë në foton e ndarë nga vetë DJ-ja. Ai shfaqet i përqafuar me vajzën, duke lënë të kuptohet se ndodhet në një lidhje dashurie.

Festa duket se ishte intime, pa zhurmë të madhe, teksa DJ Geek ka preferuar të festojë pranë personit të veçantë për të.

Identiteti i të dashurës nuk është zbuluar, duke ruajtur misterin rreth saj dhe duke ndezur kureshtjen e ndjekësve.