Sherri që nuk u kap nga kamerat! Broja shan Asllanin në fushë, mesfushori i thotë të…

Shqipëria arriti një fitore minimale ndaj Letonisë mbrëmjen e djeshme, në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026, por ndeshja nuk kaloi pa tensione brenda skuadrës.

Gjatë pjesës së parë, një episod mes Kristjan Asllanit dhe Armando Brojës tërhoqi vëmendjen e tifozëve. Në një aksion të favorshëm, Asllani vendosi të gjuante drejt portës në vend që t’i pasonte topin Brojës, i cili ndodhej në pozicion më të mirë dhe ia kërkoi disa herë pasimin.

Ky vendim shkaktoi zemërim te sulmuesi, i cili shpërtheu ndaj shokut të skuadrës. Përplasja verbale mes tyre vijoi për disa çaste, ndërsa Asllani iu përgjigj duke i kërkuar Brojës “të pushojë dhe të mos flasë më për këtë”.

Incidenti nuk ndikoi në rrjedhën e lojës, por pamjet e debatit janë bërë shpejt kryefjalë në rrjetet sociale dhe kanë hapur diskutime mbi atmosferën brenda Kombëtares.