Kërcënohen me armë Forcat Shqiponja në Shkodër, dy persona në pranga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku dy persona kanë kërcënuar forcat speciale Shqiponja gjatë një postoblloku.

Sipas policisë, dy shtetas iu afruan efektivëve dhe i kërcënuan me fjalët: “Do t’ju hapim barkun me plumba”, përpara se të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja.

Forcat Shqiponja i ndoqën menjëherë dhe arritën t’i ndalonin, duke i shoqëruar në ambientet e policisë vendore.

Arsyet e këtij veprimi mbeten ende të paqarta, ndërsa uniformat blu po marrin në pyetje të ndaluarit për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.