Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, deklaroi se rrëzimi i dronëve rusë në territorin polak gjatë natës përbën një ngjarje të paprecedent në historinë e NATO-s.
Duke folur përpara një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Ministrave, Tusk konfirmoi se hapësira ajrore e Polonisë është shkelur nga një numër i madh dronësh rusë, prej të cilëve disa u konsideruan si kërcënim dhe u rrëzuan nga pilotë polakë dhe të NATO-s.
“Kjo është hera e parë që dronë rusë janë rrëzuar mbi territorin e një vendi të NATO-s. Të gjithë aleatët tanë po e marrin situatën shumë seriozisht. Nuk kemi regjistruar asnjë viktimë”, – u shpreh ai.
Tusk e cilësoi incidentin si të mundshëm “provokim në shkallë të gjerë” nga Rusia, por shtoi se nuk ka arsye për panik dhe se situata është aktualisht nën kontroll.
Ai konfirmoi gjithashtu se është në kontakt të vazhdueshëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ndërsa operacioni ushtarak i forcave polake është mbyllur dhe aeroportet, përfshirë aeroportin ndërkombëtar Chopin në Varshavë, janë rihapur.
