Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një person ka mbetur i vrarë.
Ngjarja ka ndodhur në mes të qytetit, pranë godinës së bashkisë.
Nga informacionet paraprake mësohet se viktima, Armando Pali, është është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.
Nga të shtënat mësohet se ka mbetur i plagosur Erogen Vaso, vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç. Gjithashtu raportohet se është plagosur edhe një kamarier.
