Këngëtarja shqiptare bëhet nënë, pret në jetë djalin me partnerin arab

Këngëtarja shqiptare Anita Latifi, e njohur nga pjesëmarrja në formatin ‘DSDS’, ka përjetuar gëzimin e madh të të bërit nënë, duke sjellë në jetë djalin e saj të parë.

Lajmin e bukur ajo e ndau përmes një postimi në Instagram, ku publikoi fotot e para me të porsalindurin krah partnerit të saj, Fabrice.

Në mbishkrimin e postimit, Latifi shkroi: “Ne të tre e kemi arritur! Faleminderit Allah për forcën tënde.”

 

Urimet nga miqtë dhe ndjekësit kanë mbushur rrjetet sociale, ndërsa çifti nis një kapitull të ri në jetën e tyre, atë të prindërve, duke theksuar lidhjen dhe dashurinë që e ka shoqëruar historinë e tyre deri tani.